Rreth nesh
Avancojmë demokracinë,
nxisim zhvillimin.
Rreth IDEA
Instituti për Demokraci dhe Analiza Ekonomike – IDEA është një think tank i themeluar në mars të vitit 2023 në Shkup, Maqedoni e Veriut, me mbështetjen e Fondit Evropian për Demokraci.
Në thelbin tonë, ne besojmë me pasion se forca e demokracisë së vendit tonë dhe cilësia e politikave ekonomike janë të lidhura ngushtë me angazhimin dhe pjesëmarrjen tonë aktive demokratike. Ky besim ushqen edhe qëllimin tonë si ekip, të përkushtuar për të kontribuar në rritjen e rrisisë cilëinë dhe efektivitetit të demokracisë dhe politikave ekonomike në Maqedoninë e Veriut.
Ne e përfytyrojmë Maqedoninë e Veriut si një shtet anëtar progresiv, liberal dhe rezilient i Bashkmit Evropian, i bazuar në gjithpërfshirje, inovacion dhe qëndrueshmëri. Ne jemi këtu për ta avancuar demokracinë dhe për të nxitur zhvillimin!
Vizioni ynë
Ne e përfytyrojmë Maqedoninë e Veriut si një shtet anëtar progresiv, liberal dhe rez- ilient të Bashkimit Europian, i cili është i ndërtuar mbi gjithëpërfshirje, inovacion dhe qëndrueshmëri. Ne jemi këtu për ta avancuar demokracinë dhe për të nxitur zhvillimin.
Përmes digjitalizimit ne rrisim transparencën.
Duke bërë pyetjet e duhura dhe duke kërkuar përgjigje konkrete, ne promovo- jmë llogaridhënien.
Përmes hulumtimeve dhe analizave rigoroze, ne ndihmojmë në krijimin e politi- kave të bazuara në prova
Misioni ynë
Misioni ynë është të avancojmë nivelin e demokracisë duke përdorur metodat më moderne dhe kreative për rritjen e cilësisë së politikbërjes, transparencës, llogaridhënies dhe participimit demokratik.
Ne synojmë të kontribuojmë në krijijimin e institucioneve inkluzive, politikave efikase publike, një shoqëri aktive dhe një ekonomi dinamike dhe inovative.
Të gjitha këto përmes:
-Mbikqyrjes së punës së institucioneve publike dhe ngritjes së nivelit të transparencës përmes digjitalizimit
-Ofrimit të hulumtimeve të cilësisë më të lartë dhe ofrimit të zgjidhjeve në nivel të politikave publike për problemet demokracisë dhe ekonomisë
-Monitorimit të implementimit e politikave publike përmes mekanizmave digjital dhe hulumtimeve në teren
-Ngritjes së vetëdijes qytetare për vlerat demokratike dhe për nevojën e participimit aktiv në demokraci
Ekipi ynë
Omer Ajdini
Omer Ajdini është magjistër i Studime Zhvillimore nga Universiteti i Malaya, Malajzi. Ai është një alumni i programit ACYPL të organizuar nga Departamenti i Shtetit të ShBA-ve, dhe ka përvojë të gjerë në menaxhimin e projekteve, kërkime shkencore dhe aktivizmin.
Ilir Osmani
Ilir Osmani është magjistër i të Drejtës Penale nga Universiteti Shtetëror i Tetovës. Ai ka qenë aktivist i shoqërisë civile për shumë vite dhe ka ndihmuar në ngritjen e këshillave rinore lokale në disa komuna.