Rreth nesh

Avancojmë demokracinë,
nxisim zhvillimin.

Rreth IDEA

Instituti për Demokraci dhe Analiza Ekonomike – IDEA është një think tank i themeluar në mars të vitit 2023 në Shkup, Maqedoni e Veriut, me mbështetjen e Fondit Evropian për Demokraci.

Në thelbin tonë, ne besojmë me pasion se forca e demokracisë së vendit tonë dhe cilësia e politikave ekonomike janë të lidhura ngushtë me angazhimin dhe pjesëmarrjen tonë aktive demokratike. Ky besim ushqen edhe qëllimin tonë si ekip, të përkushtuar për të kontribuar në rritjen e rrisisë cilëinë dhe efektivitetit të demokracisë dhe politikave ekonomike në Maqedoninë e Veriut.

Ne e përfytyrojmë Maqedoninë e Veriut si një shtet anëtar progresiv, liberal dhe rezilient i Bashkmit Evropian, i bazuar në gjithpërfshirje, inovacion dhe qëndrueshmëri. Ne jemi këtu për ta avancuar demokracinë dhe për të nxitur zhvillimin!

Vizioni ynë

Ne e përfytyrojmë Maqedoninë e Veriut si një shtet anëtar progresiv, liberal dhe rez- ilient të Bashkimit Europian, i cili është i ndërtuar mbi gjithëpërfshirje, inovacion dhe qëndrueshmëri. Ne jemi këtu për ta avancuar demokracinë dhe për të nxitur zhvillimin.

Përmes digjitalizimit ne rrisim transparencën.

Duke bërë pyetjet e duhura dhe duke kërkuar përgjigje konkrete, ne promovo- jmë llogaridhënien.

Përmes hulumtimeve dhe analizave rigoroze, ne ndihmojmë në krijimin e politi- kave të bazuara në prova

Misioni ynë

Misioni ynë është të avancojmë nivelin e demokracisë duke përdorur metodat më moderne dhe kreative për rritjen e cilësisë së politikbërjes, transparencës, llogaridhënies dhe participimit demokratik.

Ne synojmë të kontribuojmë në krijijimin e institucioneve inkluzive, politikave efikase publike, një shoqëri aktive dhe një ekonomi dinamike dhe inovative.

Të gjitha këto përmes:
-Mbikqyrjes së punës së institucioneve publike dhe ngritjes së nivelit të transparencës përmes digjitalizimit
-Ofrimit të hulumtimeve të cilësisë më të lartë dhe ofrimit të zgjidhjeve në nivel të politikave publike për problemet demokracisë dhe ekonomisë
-Monitorimit të implementimit e politikave publike përmes mekanizmave digjital dhe hulumtimeve në teren
-Ngritjes së vetëdijes qytetare për vlerat demokratike dhe për nevojën e participimit aktiv në demokraci

Ekipi ynë

Omer Ajdini

Drejtor ekzekutiv

Omer Ajdini është magjistër i Studime Zhvillimore nga Universiteti i Malaya, Malajzi. Ai është një alumni i programit ACYPL të organizuar nga Departamenti i Shtetit të ShBA-ve, dhe ka përvojë të gjerë në menaxhimin e projekteve, kërkime shkencore dhe aktivizmin.

Ilir Osmani

Hulumtues

Ilir Osmani është magjistër i të Drejtës Penale nga Universiteti Shtetëror i Tetovës. Ai ka qenë aktivist i shoqërisë civile për shumë vite dhe ka ndihmuar në ngritjen e këshillave rinore lokale në disa komuna.

Eren Ali

Hulumtues

Eren Ali është jurist i diplomuar në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik. Ai ka qenë aktivist i shoqërisë civile që nga shkolla e mesme; ka udhëhequr organizata të ndryshme rinore dhe ka marrë pjesë në konferenca të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare.

Sejhan Ismani

Hulumtuese

Sejhan Ismani është e diplomuar pranë Universitetit Shën Kirili dhe Metodi në Shkup, në fakultetin filologjik. Pranë IDEA-s ajo filloi angazhimin e saj si praktikante, me fokus të veçantë në hulumtim dhe analizë të të dhënave.

Puna jonë

Politika të bazuara në fakte

Avokimi jonë ka qasje gjithëpërfshirëse dhe është i bazuar në fakte dhe evidencë. Përmes iniciativave tona për avokim, ne synojmë të formojmë politika dhe praktika që promovojnë demokracinë liberale, zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm dhe transparencën.

qasje e hapur bashkëpënuese

Në institutin tonë, shfrytëzojmë fuqinë e të dhënave në hulumtimet tona të përbashkëta. Besojmë që hulumtimet e bazuara në të dhëna konkrete krijojnë politika më të mira publike. Duke sjellë së bashku hulumtues, ekspertë dhe palë të interesuara, krijojmë një mjedis nga ku burojnë ide, propozime dhe zgjidhje për problemet publike.