Përshëndetje, ne jemi IDEA.

“Avancojmë demokracinë, nxisim zhvillimin!„

Instituti për Demokraci dhe Analiza Ekonomike – IDEA është një think tank i themeluar në mars të vitit 2023 në Shkup, Maqedoni e Veriut, me mbështetjen e Fondit Evropian për Demokraci.

Në thelbin tonë, ne besojmë me pasion se forca e demokracisë së vendit tonë dhe cilësia e politikave ekonomike janë të lidhura ngushtë me angazhimin dhe pjesëmarrjen tonë aktive demokratike. Ky besim ushqen edhe qëllimin tonë si ekip, të përkushtuar për të kontribuar në rritjen e rrisisë cilëinë dhe efektivitetit të demokracisë dhe politikave ekonomike në Maqedoninë e Veriut.

Ne e përfytyrojmë Maqedoninë e Veriut si një shtet anëtar progresiv, liberal dhe rezilient i Bashkmit Evropian, i bazuar në gjithpërfshirje, inovacion dhe qëndrueshmëri. Ne jemi këtu për ta avancuar demokracinë dhe për të nxitur zhvillimin!

Misioni ynë

Misioni ynë është të avancojmë nivelin e demokracisë duke përdorur metodat më moderne dhe kreative për rritjen e cilësisë së politikbërjes, transparencës, llogaridhënies dhe participimit demokratik.

Ne synojmë të kontribuojmë në krijijimin e institucioneve inkluzive, politikave efikase publike, një shoqëri aktive dhe një ekonomi dinamike dhe inovative.

Të gjitha këto përmes:
-Mbikqyrjes së punës së institucioneve publike dhe ngritjes së nivelit të transparencës përmes digjitalizimit
-Ofrimit të hulumtimeve të cilësisë më të lartë dhe ofrimit të zgjidhjeve në nivel të politikave publike për problemet demokracisë dhe ekonomisë
-Monitorimit të implementimit e politikave publike përmes mekanizmave digjital dhe hulumtimeve në teren
-Ngritjes së vetëdijes qytetare për vlerat demokratike dhe për nevojën e participimit aktiv në demokraci

Vizioni ynë

Ne e përfytyrojmë Maqedoninë e Veriut si një shtet anëtar progresiv, liberal dhe rez- ilient të Bashkimit Europian, i cili është i ndërtuar mbi gjithëpërfshirje, inovacion dhe qëndrueshmëri. Ne jemi këtu për ta avancuar demokracinë dhe për të nxitur zhvillimin.

Përmes digjitalizimit ne rrisim transparencën.

Duke bërë pyetjet e duhura dhe duke kërkuar përgjigje konkrete, ne promovo- jmë llogaridhënien.

Përmes hulumtimeve dhe analizave rig- oroze, ne ndihmojmë në krijimin e politi- kave të bazuara në prova

Ekipi ynë