Instituti për Demokraci dhe Analiza Ekonomike – IDEA ka realizuar një hulumtim lidhur me programin e bursave për studime jashtë vendit i cili menaxhohet nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASh). Për herë të parë Instituti IDEA sjell para opinionit transparencë përmes një analize të detajuar lidhur me menaxhimin e këtij programi nga ana e MASh si dhe statusin e studentëve pas përfundimit të studimeve.