Analizë e bashkëpunimit të komunave me kompanitë private gjatë periudhës 2019-2022
Instituti për Demokraci dhe Analiza Ekonomike (IDEA) ka kryer një hulumtim mbi bashkëpunimin e komunave me shumicë shqiptare me kompanitë private për të kryer shërbime në nivel lokal. Analiza ka identifikuar 3 përfituesit më të mëdhenj të tenderëve publik për realizimin e projekteve në nivel lokal në 10 prej këtyre komunave.
Analiza tregon se në këto 10 komuna, me përjashtime të vogla, sasia më e madhe e të hollave është dhënë për kompanitë e ndërtimit , pra për të realizuar investimet që kanë ndodhur në infrastrukturë. Sa i përket shumës më të madhe për 3 kompani, komuna e Strugës ka dhënë një shumë prej 2.5 milionë eurosh për kompaninë “Siti Llajt SHPKNJP”, ndërsa Komuna Çair ka alokuar 2 milionë euro për kompaninë “Bauer BG SHPK”, dhe komuna Saraj ka ndarë një shumë prej 2 milionë eurosh për kompaninë private “JU-BAJ2”.
Ndërsa 3 komunat që më së shumti alokuan të holla në kompnaitë private janë komuna e Strugës me 4.5 milionë euro në total, komuna e Çairit me 3.6 milionë si dhe komuna e Sarajit me 3.5 milionë eurosh.
Grafikoni i prezantuar në këtë studim paraqet edhe kompanitë e tjera të përfshira në bashkëpunim me komunat.
Rezultatet dhe zbulimet e këtij studimi janë bazuar në llogaritë kryesore të komunave. Ky hulumtim është i rëndësishëm për të kuptuar më mirë rolin dhe ndikimin e kompanive private në zhvillimin lokal dhe për të promovuar transparencën dhe llogaridhënien në administrimin publik.