Niveli i arsimit në komunat e Republikës së Maqedonisë së Veriut

🔎Instituti për Demokraci dhe Analiza Ekonomike (IDEA) ka analizuar të dhënat e siguruara nga Enti Shtetërorë për Statistika për të përcaktuar nivelin e arsimit në komunat e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kjo analizë synon të vë në fokus nivelin e arsimit dhe rolin e tij në zhvillimin e komunitetit.
🎓Në lidhje me numrin e diplomuarve me fakultet për 1.000 banorë, tri komunat që shquhen janë: Karposh (65), Qendër (64) dhe Aerodrom (60). Në anën tjetër, tri komunat me numrin më të ulët të diplomuarve me fakultet për 1.000 banorë janë Pllasnicë (11), Nagoriçan i Vjetër (12) dhe Vasileva (16).
🎓Sa i përket numrit të magjistrave për 1.000 banorë, tri komunat që dallojnë janë: Qendër (21.2), Karposh (17.6) dhe Aerodrom (14.3). Në krahasim, komunat me numrin më të ulët të magjistrave për 1.000 banorë janë Vasileva (0.1), Karabincë (0.6) dhe Pllasnicë (0.7).
🎓Sa i përket doktoratave për 1.000 banorë, Qendër (5.95), Karposh (4.36) dhe Aerodrom (2.25) kanë numrat më të lartë. Në të kundërt, dhjetë komunat e paraqitura në analizën tonë nuk kanë asnjë banorë me doktoratë.
Kjo analizë e Institutit për Demokraci dhe Analiza Ekonomike përcjell një pamje të detajuar të nivelit të arsimit në komunat e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Rezultatet e gjetura janë të rëndësishme për të kuptuar dhe promovuar më mirë rëndësinë e arsimit në zhvillimin e komunitetit dhe demokracinë në nivel lokal.

Njoftime tjera