Të premten (26 maj), në ora 18:00 në Hamamin Daut Pasha në Çarshi të shkupit do të inaugurohet Instituti për Demokraci dhe Analiza Ekonomike – IDEA. Evenimenti i inaugurimit do të nis me një panel diskutimi me temë “Statusi i demokracisë dhe shoqëria civile në Ballkan”, ndërsa panelistë do të jetë Shpend Ahmeti, ish-kryetar i Komunës së Prishtinë, Elmedina Abdullai – aktiviste e shoqërisë civile, si dhe Omer Ajdini – drejtor ekzekutiv i IDEA-s.
Ndryshe, Instituti për Demokraci dhe Analiza Ekonomike – IDEA është “think-tank” i krijuar në mars të këtij viti me mbështetjen e European Endowment for Democracy, ndërsa merret me hulumtime dhe analiza në sferat e demokracisë dhe ekonomisë në Maqedoninë e Veriut dhe Europën Juglindore.